

Tiranë, 12 prill 2012, NOA/ Arjola Ymeraj- Pas votimit të mesditës së sotme në Parlament për Elvis Cefën në vendin e ngelur bosh nga Kreshnik Spahiu në Këshillin e Lartë të Drejtësisë selia rozë bëri nëj pasyrë të gjithë asaj ç’ka ndodhi sot në parlament.
Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi u shpreh pak më parë se, “Sot siç dihet parlamenti do të votonte për anëtarin e ri të KLD sipas propozimeve të dy grupeve parlamentare. Gjatë komunikimit jashtë seancës së parlamentit kreu i grupit të Partisë Demokratike Astrit Patozi më kërkoi që të bisedojmë për mënyrën e votimit, ku u përcaktua se votim është vetëm 1 me fletë dhe me kuti votimi, pasi kur ka garë ka vetëm në mënyrë votimi vetëm me fletë dhe me komisionin përkatës”.
Siç raporton noa.al, Ruçi tha se këtë dakordësi kryeparlamentarja e bëri të ditur gjatë seancës e cila e miratoi, ndërsa më tej u vendosën në sallë kabinat e fshehtësisë si dhe tavolinat e punës për të filluar votimin dhe pikërisht këtu filloi problemi.
Sipas tij, përfaqësuesit e maxhorancës kërkuan me insistim që fleta e votimit përveç vulës të kishte edhe firmat e anëtarëve të komisionit dhe nga socialistët gjithsesi u ra dakord. Sakaq Ruçi tha se përfaqësuesit e maxhorancës thanë se fletën e votimit do ta firmosin në momentin që deputeti votues të vinte për të votuar, ndërsa përfaqësuesi socialist tha që fletët të firmosen më herët në mënyrë që askush të mos vendosë shenjë mbi të dhe këtu lindi konflikti dhe u bllokua votimi në sallën e parlamentit, pasi përfaqësuesi socialist tha se kjo është e papranueshme sepse kjo tregon fletën e votimit dhe votuesin.
Ruçi vijon më tej, “Më pas kërkova takim me zotin Patozi dhe e vura në dijeni për këtë situatë, në fillim kundërshtoi por pasi e sqarova më tha se ishte dakord me propozimin tonë, por më vonë mora vesh se ai ishte kundër këtij urdhri që ishte dhënë nga shefi i tij. Në këtë kohë kryeurdhëruesi Sali Berisha, jo vetëm që nuk pyeti se çfarë po ndodhte por shkon dhe paraqitet për të legjitimuar në komision kur deputetët ishin të gjithë në këmbë dhe u kërkon me insistim përfaqësuesve të tij në komision që ti jepnin fletën se do votonte dhe që ata të vazhdoni pa socialistët”.
Në këtë kuadër Ruçi tha se i komunikoi Berishës se kjo është procedurë ishte e padrejtë sepse i identifikon të gjithë votuesit, ndërsa më pas i tha se vërtet ka lexuar, manipuluar e vjedhur votat e shqiptarëve në 20 vjet, por grupi socialist nuk do e lejonte të vjedhë dhe lexojë votën e deputetëve në sallën e parlamentit.
“Më pas unë me kreun e ekzekutivit, që asnjëherë nuk e kam parë kaq të shpërfytyruar dhe pasi e pa që nuk mund të votohej u dha urdhrin të votohej në mënyrë elektronike, në kushtet kur të gjithë deputetët ishin në këmbë Kryetarja e Parlamentit pa bërë prezencën e deputetëve dhe as mënyrën e votimit pa e miratuar mënyrën e re të votimit, hapi votimin, duke hedhur në votë kandidatin e propozuar nga PS, pa hedhur në votë kandidatin tjetër e miratuar në PS. Kjo ishte çfarë ndodhi në sallën e parlamentit”, komunikoi kreu i grupit kuvendor socialist, raporton noa.al.
Lidhur me këtë situatë ai tha se rreth orës 19.30 do ketë një komunikim të dyrtë nga selia rozë ndërsa tha paraprakisht se anëtarin e dalë nga ky votim nuk mund të njihet.
Në vijim ai komunikoi se Berisha u ka thënë socialistëve se, “Ju e keni provuar 21 janarin”.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, procedura e votimit, për të cilën u ra fillimisht dakord të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe më pas u realizua elektronikisht, bëri që opozita të bllokojë procesin.
Për postin në KLD kandiduan Elvis Cefa, kreu i AKKP-së i propozuar nga mazhoranca dhe ish-prokurori Ardian Visha, që ka qenë edhe avokati mbrojtës i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu gjatë hetimit të çështjes Gërdeci, i propozuar nga PS.
PS kishte kërkuar votim të fshehtë me kuti për zgjedhjen e kandidaturës për vendin në Por deputetët e PS e kanë kundërshtuar këtë kërkesë duke e konsideruar si një kontroll ndaj votës së deputetëve.
Gjatë kohës së votimit në Kuvend të projektligjeve dhe dy emrave për vendin vakant në KLD ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, ndërsa mungonte kreu i LSI-së.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





