Transmetuar më 12-04-2012, 10:57

Pogradec, 12 prill 2012, NOA Update – Një 33-vjeçar nga Pogradeci mendohet se është bllokuar në galerinë e minierës, ku shkonte për të mbledhur skrap, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai është 33-vjeçari Gerald Lavdërim Xhukellari, banor në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Familjarët e Xhukellarit lajmëruan rreth orës 01:30 pas mesnatës në komisariatin e Korçës se Gerald Xhukellari nuk ishte kthyer në banesë.

Ata bënë me dije se 33-vjeçari ishte larguar rreth orës 17:00 të së mërkurës dhe mendojne se ka shkuar në galerinë e minierës për skrap.

Miniera ndodhet në afërsi të fshatit Vërdovë.

Efektivët e policisë së Pogradecit kanë nisur hetimet e nevojshme, ndërkohë që kanë thirrur për ndihmë edhe ekspertë nga Drejtoria e Minierave në Tiranë për të mundësuar verifikimin e kësaj ngjarjeje.

Nuk ka ende asnjë të re nga 33-vjeçari.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit