

Shkup, 12 prill 2012, NOA – Autoritet qeveritare të Maqedonisë kërkojnë datën dhe një agjendë nga Bashkimi Evropian për fillimin e bisedimeve paraqasëse për anëtarësim.
Shefi i diplomacisë, Nikolla Popovski këtë kërkesë e bëri dje në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, ku mori pjesë në konferencën “Ballkani në rrugën drejt integrimeve evropiane”, që u mbajt në organizim të Zhozef Doll, kryetari i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.
Ministri Popovski bëri thirrje që sa më shpejt të fillojnë bisedimet me Maqedoninë. “Zvarritja e mëtejme e vendimit nuk do të kontribuojë në përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit, përkundrazi fillimi i bisedimeve paraqasëse vetëm do të ndihmojë procesin”, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë. Ministri Popovski gjatë qëndrimit në Bruksel u takua me raportuesin e PE-së për Maqedoninë, eurodeputetin Riçard Hovit dhe drejtorin gjeneral për zgjerim të KE-së, Stefano Sanino.
noa.al/INA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





