Transmetuar më 29-04-2012, 19:43

Pornografia mund të renditet si “biznesi” i tretë më fitimprurës në botën e internetit, pas atij të kërkimit dhe komunikimit shoqëror.

Ndërsa këto dy të fundit përfaqësohen me faqet më të klikuara, Google dhe Facebook, faqja “Xvideos”, është vlerësuar si më e klikuara për nga përmbajtja pornografike që përmban.

Kjo faqe cilësohet si vendi më i madh në botë i pornografisë, klikuar 4.4 miliardë herë çdo muaj dhe që llogarit 350 milionë vizitorë unikë.

Shifra këto, që mund të parakalohen vetëm nga gjigandët  Google dhe Facebook të rrjetit virtual.

Këto janë publikuar së fundmi, sajë një studimi të kryer nga “ExtremeTech”, faqja e specializuar në monitorimin e internetit, sipas të cilit 30% e trafikut të internetit nga e gjithë bota, është e lidhur ekskluzivisht me seksin. e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit