Transmetuar më 11-04-2012, 10:01

Korçë, 11 prill 2012, NOA – Policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar për vrasjen e policit të burgjeve Ymer Hajdari. Në pikën doganore të Kapshticës, është arrestuar 38-vjeçari Beqir Xheçuka nga Mamurrasi, i cili dyshohet se është në nga vrasësit e policit të burgut 313 në Tiranë.

Mësohet se ai është arrestuar teksa ka qenë duke tentuar kalimin e kufirit, së bashku me 6 klandestinë të tjerë. Xheçuka dyshohet se ka qëlluar mëngjesin e djeshëm, pranë Unazës së Re në Tiranë, oficerin e burgut 313, Ymer Hajdari.

Sipas policisë, vrasja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pas një vrasje që ka krye disa muaj më parë nipi i Ymer Hajdarit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit