Transmetuar më 11-04-2012, 02:03

Berlin, 11 Prill 2012, NOA – Në sallonin e Pekinit 2012 Porsche ka prezantuar makinën e saj të re Cayenne GTS, versionin e garave të markës gjermane.

E porsalindura në shtëpinë Porsche diferencohet tërësisht nga versionet e njohura S dhe Turbo të Cayenne.

Pikët e saj më të forta janë: motori më i fuqishëm, shasi e ashpër, një lartësi më e vogël nga toka dhe shumë më sportive.

Nën kofanon e Cayenne GTS fshihet një V8 prej 420 CV në 6.700 xhiro dhe 520 Nm në çift maksimal të Start&Stop.

Kambio që ofron makina janë automatike/sekuenciale të tipit Tiptronic S me tetë raporte.

Performanca janë më se të kënaqshme: 5,7 sekonda për të kaluar nga 0 në 100 kilometër në orë; një shpejtësi maksimale që arrin 260 km/h.

Sigurisht që konsumimi do të jetë disi i lartë rreth 10,7 litër për çdo 100 kilometër.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit