

Do të jenë dy të dashura tepër joshëse, që do të jetojnë një histori tepër pasionante dashurie. Sofia Vergara dhe Sharon Stone janë gati të jenë në rolin e dy biseksualeve seksi, protagoniste në filmin e ri të John Turturro, “Fading Gigolo”.
Filmi parashikon një rol extra dhe për Woody Allen që bashkë me Turturron interpretojnë dy miq që vendosin të bëhen pjesë e biznesit të seksit me pagesë. Mes klientëve të shumta do të jenë pikërisht Stone dhe Vergara.
Sharon Stone do të jetë dermatologia e Allen, që blen shërbimet e Turturro, ndërsa ylli i “Modern Family” do të jetë një shtëpiake disi e mërzitur, që ka vendosur t’i japë një “tronditje” të fortë jetës së saj.
Dhe këtë do ta bëjë duke realizuar një natë dashurie përmes seksit në grup, me tre persona në shtrat, së bashku me Turturro dhe Stone.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





