Transmetuar më 10-04-2012, 22:10

Raporti i fundit i hartuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin për prirjet globale të vrasjeve në vitin 2011, liston San Pedro Sulan të Hondurasit në krye të renditjes së qyteteve më të dhunshme të botës, me rreth 90 vrasje për çdo 100.000 banorë.

Kjo shkallë në fakt është rreth 20 herë më e lartë se ajo e dhunës së regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Është një qytet i rrënuar nga krimi, në të gjitha format e tij, duke u konsideruar si më i rrezikshmi në botë.

Ndërsa në total, në Honduras vriten 86 njerëz për çdo 100 mijë banorë.

Këtu jeta kushton shumë pak. Aq sa një mashkull është gjë e rrallë t’i kalojë 50 vjeç, pasi mbetet i vrarë nga krimi.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit