
Të dhënat po ngarkohen...

Lidhur me lajmin e publikuar në një nga të përditshmet shqiptare, sipas të cilit pretendohet se vizita e ardhshme e Kryeministrit Berisha në Itali, është organizuar "duke shmangur kanalet diplomatike zyrtare", zëdhënësja e Kryeministrit doli sot me një qëndrim zyrtar për mediat.
“Vizita e Kryeministrit Berisha në Itali është organizuar nga Ambasada Shqiptare në Itali, në rrugë diplomatike dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse italiane”, – tha Erla Mëhilli.
“Çdo lajm tjetër në lidhje me këtë çështje, është spekulim dhe i pavërtetë”, – përfundon deklarata e Mëhillit. e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
