Transmetuar më 10-04-2012, 11:03

Pogradec, 10 prill 2012, NOA – Një 32-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar teksa vodhi pjesë të makinës së një 69-vjeçari, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

32-vjeçari i arrestuar është Leonard Nexhip Kllomollari, banues në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Ai u kap mat duke vjedhur pjesët e makinës tip OM, furgon – pa targa, në pronësi të një 69 vjeçari, nga Pogradeci.

Sipas policisë së qytetit Leonard Kllomollari kishte vjedhur pompë nafte, disk freksioni, semiaks, etj., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kllomollari është nën akuzë për vjedhje.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit