

Pas debatit me Arbërin, Graciano nuk ndalet, por vazhdon të bëjë thashetheme për Ermalin dhe Arbërin duke folur me ironi me zë të lartë. Pas një farë kohe ai debaton përsëri me Erionin. Graciano ironizon banorët dhe flet me Metin që ndodhet në pishinë dhe Erioni që ndodhet në ballkonin pranë pishinës i thotë Metin “mos ma ngacmoni shumë Gracianon”. Kjo bën që Graciano të shkojë atje pranë dhe i drejtohet Erionit duke i thënë se përse ia përmendi emrin.
Erioni ia kthen Gracianos po me ironi dhe i thotë “mos u largo shumë nga litari me Tanin, rrini afër”. Graciano i thotë se është problemi i tij nëse rri me Dritanin apo jo. Ai i thotë Erionit “nuk e di ça keni, a keni xhelozi se një e dy dhe flisni më mua e Tanin?”, ndërsa Erioni i përgjigjet “mos u tensiono”. Graciano i thotë se edhe Ermalin edhe Arbërin edhe Erioni i shqetëson fakti që ai rri me Tanin, por Erioni e mohon një gjë të tillë dhe i thotë se ai nuk ka të bëjë fare më ato që mendon e thotë Ermali, arbëri apo ndonjë banor tjetër i shtëpisë.
Më pas Graciano shkon pranë Tanit që ndodhen në kuzhinë duke larë enët dhe i tregon për debatin me Erionin. Erioni e dëgjon dhe i thotë “Jepi shpjegime jepi”. Graciano del përsëri pranë pishinës dhe debaton me Erionin i cili i thotë se ai ka thënë gjithmonë se është vetëm në lojë, ndërkohë që duke ndenjur me Tanin vërteton të kundërtën e asaj që thotë. Graciano i thotë se ai thjesht ka respekt për Tanin dhe nuk është grup me të dhe shprehet “ju ngatërroni respektin me kafazet e zinxhirët”. Erioni duke përdorur edhe një shprehje të pahijshme i thotë se ai nuk është pjesë e asnjë grupi, por është pjesë e kafazit të Erionit.
Aty vjen edhe Ermali i cili i thotë Gracianos me ironi “ku e ke shokun?”, ndërsa Graciano përpiqet që të sqarohet me Erionin. Ata mundohen të sqarojnë debatin e parë të tyre sonte dhe Graciano thotë se ai bëri thjesht një shaka me të, ndërsa Erioni sipas tij filloj të ngrinte zërin për të nxjerrë keq Gracianon edhe para banorëve të tjerë. Erioni nga ana tjetër i thotë se ajo nuk ishte shaka sepse në një farë mënyrë e nxirrte atë si hajdut.
Më pas Graciano largohet duke i thënë Erionit se prej tij nuk pret më respekt dhe nuk do që të sqarohet më tej. Ai del në oborr bashkë me Grandiolën dhe fillon t’i tregojë asaj për debatet që pati me Erionin, Arbërin dhe Ermalin. Të dy bëjnë thashetheme për disa minuta sidomos për Arbërin duke thënë se ai po sillet ashtu se është në nominim dhe këtë gjë po e bën edhe Erioni.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





