
Të dhënat po ngarkohen...

Milano, 10 Prill 2012, NOA – Shumë shpejt mesfushori i krahut në ekipin e Udineses Mauricio Isla do të veshë fanellën zikaltër të Interit.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja La Tercera, që ka shtuar se ditën e shtunë është në program një takim mes drejtuesve friulianë dhe atyre interistë për të përfunduar çdo detaj mbi kontratën që do të nënshkruaj lojtari.
Vetëm pas këtij takimi do të vijë dhe zyrtarizimi mbi këtë marrëveshje.
Lojtari do të kalojë tek Inter për një shifër e cila kap vlerën e 20 milionë eurove dhe me sa duket Moratti ka arritur të mundë konkurrencën e çdo klubi tjetër.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
