Transmetuar më 10-04-2012, 00:36

Londër, 10 Prill 2012, NOA – Ju pëlqejnë pamjet e veçanta në Facebook?

Në rast se përgjigjja juaj është pozitive atëherë mos e humbisni mundësinë për të marrë shërbimin online Mangatar.

Bëhet fjalë për një aplikacion i cili ofrohet pa pagesë në rrjetin e internetit dhe mundëson krijimin e një avatari sipas preferencave, që mund të vihet në zbatim në profilin timeline.

Sajë Mangatar mund të krijojmë një avatar mashkull apo femër, duke shfrytëzuar mundësi të ndryshme personalizimi, që i përkasin fytyrës, flokëve dhe madje dhe humorin.

Me pak fjalë nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër përveçse të krijojmë atë avatar që na pëlqen më shumë, ta ruajmë dhe më pas ta përdorim imazhin në profilin tonë timeline në Facebook. Mund ta shkarkoni këtu.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit