Transmetuar më 10-04-2012, 00:21

Kaliforni, 10 Prill 2012, NOA – Jennifer Love Hewitt është transformuar në një eskortë provokuese tek “The Client List”, seriali televiziv që jepet në transmetim direkt në SHBA nga data 8 prill në LifeTime.

Aktorja do të jetë Riley, një mama beqare e detyruar të punojë në një qendër shëndetësore, kjo pasi bashkëshorti i saj e ka lënë të zhytur në borxhe.

Shumë shpejt ajo do të zbulojë se profesioni i saj do të konsistojë në një “shërbim argëtimi” për personat të pasur.

Kështu të brendshmet sensuale dhe takat do të jenë uniforma e re e masazhatores së re.

Pas nisjes disi të vështirë ajo bëhet një protagoniste e vërtetë në profesion madje deri në atë pikë saqë një ditë arrin të marrë në pronësi këtë qendër.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit