

Ermali dhe Françeska ndodhen në dhomën e gjumit duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin. Françeska në një moment i thotë se do t’i vinte keq nëse do të dilte nga shtëpia. “Po dola para teje unë do të qaj për ty” i thotë Françeska Ermalit. Më pas dreka për banorët është gati dhe ata shkojnë për të ngrënë në kuzhinë.
Pas drekës Ermali shkon në ballkonin pranë pishinës dhe Gerta i shkon pranë. Ajo fillon të bisedojë me të dhe i thotë se po mundohet që të ulen sa më larg se ndoshta Françeska mund të bëhet xheloze. Një gjë të tillë Gerta e ka shprehur edhe më parë për Françeskën, por kjo e fundit e ka mohuar në mënyrë të prerë dhe vazhdimisht. Ermali i thotë se një gjë e tillë nuk ndodh sepse Françeska nuk bëhet xheloze, transmeton Digitalb.
Ndërsa ata flasin, aty vjen edhe Genta e cila përfshihet në bisedën e tyre. Ermali e pyet Gertën për lidhjet e saj të dashurisë. “Sa ka qenë lidhja jote më e gjatë” e pyet Ermali Gertën duke i thënë se është në dorën e saj që të përgjigjet ose jo. Gerta i përgjigjet se ka qenë e lidhur për dy vjen e gjysmë dhe më pas thotë “mami nuk jam vetvetja” dhe kjo bën që Ermali të diskutojë me të faktin se femrat në Shqipëri vazhdojnë të kenë komplekse për historitë e tyre të dashurisë.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
Gerta thotë se ajo e ka të vështirë të flasë për historinë e saj sepse vëllezërit dhe familja e saj nuk e dinë. Ermali i thotë se ajo, apo dikush tjetër që hyn në një format të tillë televiziv duhet që të bëhet shembull për të tjerët dhe të mos ketë komplekse të tilla. Ai thotë se në përgjithësi një gjë e tillë është fenomen tek femrat në Shqipëri, ndërsa meshkujt janë më të lirshëm. Gerta refuzon që të flasë me shumë për lidhjen e saj dhe Ermali i thotë që të jetë më e lirshme për këtë gjë, por Gerta thekson se nuk do që të mërzisë familjen e saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





