

Prishtinë, 8 prill 2012, NOA – Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në shtëpinë e Selver Haradinaj në Mitrovicën e veriut, që la të vdekur në vend kryefamiljarin Haradinaj dhe plagosi rëndë anëtarët e familjes së tij, ka tronditur edhe Samuel Zbogar, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin, në të cilin humbi jetën zoti Selver Hajradinaj në Mitrovicë sot herët në mëngjes. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij”, u shpreh Zhbogar.
Ai tha se EULEX-i po zhvillon hetime të përbashkëta me autoritetet kosovare për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, bën me dije RTK.
“Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses. Ndërkohë, do t’i bëja apel të gjitha komuniteteve që të qëndrojnë të qetë dhe ta lënë hetimin e incidentit në duart e policisë”, theksoi Samuel Zbogar.
mit/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





