
Të dhënat po ngarkohen...

Kryesimi i kampionatit italian, pas dy muajsh, flet sërish bardhezi dhe ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës, Andrea Pirlo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky pozicion.
“Në ndeshjen me Palermon zbritëm në fushë me një entuziazëm të madh dhe me një qëllim të vetëm. Kërkojmë të vazhdojmë në ëndrrën tonë për të fituar kampionatin, por gjithmonë duhet ti jetojmë ndeshjet me përgatitjen dhe mentalitetin e duhur”, – shpjegon regjisori i Juventusit.
“Jemi të gatshëm të punojmë dyfish për të fituar kampionatin. Tashmë gjithçka do të varet nga ne”, – përfundoi ai.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
