Transmetuar më 09-04-2012, 00:04

Disa javë më parë, vetëvrasja e Claire Lin që lajmëroi flijimin përmes rrjetit social, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Lin, një grua tajvaneze 31 vjeçare, faktikisht është vetëvrarë teksa po fliste online me 9 miq të saj duke treguar për çdo minutë detajet e asaj çka po bënte, raporton  noa.al.

Krahas kronikave nëpër lajme diçka e tillë tërhoqi vëmendjen e vetë Facebook dhe një ndër faktet më të rëndësishme është ai që asnjë prej personave që po fliste me Lin nuk lajmëroi autoritetet.

Rrjeti social nëpërmjet një zëdhënësi të tij, Frederic Wolens, ka njoftuar se ka nisur punimet së bashku me rrjetet e tjera sociale në internet për të parandaluar vetëvrasjet.

Që sot, është e mundshme që përdoruesit të sinjalizojnë sjellje jo normale si ajo e Clarie Lin, nëpërmjet mesazheve online, të cilat do t’i shkojnë drejtpërdrejtë administratorëve të Facebook.

Për momentin një shërbim i tillë është i mundshëm vetëm në SHBA, por objektivi është ai që të shpërndahet në rang botëror.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit