Transmetuar më 08-04-2012, 11:51

Gjirokastër, 8 prill 2012, NOA- Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës nën akuzën e vjedhjes së zgarave të hekurit të murit rrethues të varrezave.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al, se u arrestuan në flagrancë 19 vjeçari Florenc Mahmudi dhe 21 vjeçari Denis Bajrami nga Elbasani.

Mësohet se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin duke u errur mbrëmjen e djeshme janë kapur nga policia duke vjedhur zgarat e hekurit të murit rrethues të varrezave të reja publike të qytetit Gjirokastër në lagjen SMT, si dhe duke dhunuar varret ku këta shtetas vidhnin pjesët prej bronxi kryesisht të forogravive në varreza për ti shitur për hekur.

Sakaq nga ana e policisë u bë e mundur sekuestrimi i materialeve të vjedhura, ndërsa lidhru me këtë rast ndaj të rinjve nisën hetimet për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit