Transmetuar më 08-04-2012, 10:55

Mitrovicë, 8 prill 2012, NOA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Mitrovicës në Kosovë, ku 38 vjeçari S. Haradinaj, ka gjetur vdekjen dhe familjarë të tij janë plagosur si rrjedhojë e nj shpërthimi.

Siç informon noa.al, mediat kosovare bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën Kolashini në zonën e “tre rrokaqiejve”.

Sipas banorëve të kësaj zone, viktima shquhej për qëndrimet e pathyeshme për të jetuar në këtë pjesë të vendit, kundër tendencës së disa grupeve serbe për t’i larguar shqiptarët nga pronat e tyre në veri.

Mësohet se mjeti shpërthyes i përdorur për të shkaktuar ngjarjen e rëndë dyshohet të ketë qenë një sasi e eksplozivi plastik, e vendosur në dritaren e familjes Haradinaj.

Si rrjedhojë e këtij shpërthimi bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij kanë marrë dëmtime të rënda.

Zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar, por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit