

Bruksel, 8 prill 2012, NOA- Olli Rehn, komisioneri europian për ekonominë e cilësoi si një gabim të madh futjen e Greqisë në eurozonë.
“Eurozona duhet të forcohet përpara se të zgjerohet, për të shmangur krizat e ardhshme financiare. Aftësia e zonës së euros për të vepruar duhet të përmirësohet në masë të madhe para se ajo të mund të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme. Unë nuk do përmend emra dhe nuk do kritikoj askënd, por fakti që Greqia mundi të bashkohet me eurozonën në vitin 2001, ishte ndoshta që atëherë, një gabim i madh”, u shpreh Rehn, raporton noa.al
Në një intervistë televizive për televizionin finlandez theksoi se për vendet kandidate për bashkimin monetar, theksoi se u duhet ende të presin.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





