

Arbana nga transmetimi live i TCH, shprehet e është momenti për të pritur zarfin me emrin e banorit të eliminuar mes Metit e Lorenës. Ajo u bën me dije se banori që duhet të largohet sonte nga shtëpia e BB duke hequr dorë përfundimisht nga mundësia për të vazhduar rrugëtimin në garën e Big Brother është Lorena.
Arbana shprehet se kjo ka qenë një javë shumë speciale për Françeskën, modelen e shtëpisë. Më 4 prill mamaja e saj kishte ditëlindjen, e cila u festua edhe në shtëpinë e BB. Sidomos këtë javë Françeskës i kanë munguar shumë njerëzit e saj më të dashur, për të cilët ka kërkuar shpesh të dijë në dhomën e rrëfimit. Në këtë moment ajo do të marrë një surprizë të veçantë.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
Arbana komunikon me Françeskën dhe e pyet nëse do t’i mungojnë pasqyrat e shtëpisë kur të dalë dhe e fton të shohë një klip, ku Françeska shprehet se nuk e mendonte që shihej kaq shumë në pasqyrë, dhe shtëpinë e saj do ta bëjë gjithë pasqyra ashtu si dhe shtëpia e BB.
Më pas, shfaqet një klip surprizë për Françeskën, me protagonistë prindërit e saj, ku ata zgjedhin fotot e Françeskës që nga fëmijëria. Më pas në dhomën e gjumit, gjendet një kalendar me fotot e saj që nga fëmijëria e deri tani, e po ashtu në eksperiencën e saj në BB.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





