Transmetuar më 07-04-2012, 21:36

Gorizia, 7 prill 2012, NOA – Një fëmijë tetëvjeçar që po zvarritej për të parë nga dritarja e apartamentit të tij në katin e tretë të një pallati në rajonin e Gorizias në Itali ka rënë poshtë, por ka shpëtuar paq pasi është kapur pas një kablli çeliku të linjës telefonike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kalimtarët në rrugë posa e kanë parë të miturin teksa varej në kabëll kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe forcat e zjarrfikësve, të cilët e arritën ta shpëtonin përmes një shkalle.

Fëmija ndodhej i bllokuar në mëse dhjetë metra lartësi.

Pasi e zbritën në tokë mjekët e vizituan fëmijën, por ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit