Transmetuar më 07-04-2012, 12:55

Burrel, 7 prill 2012, NOA – Një sasi e madhe tritoli ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme paranë banesës së shefit të krimeve të rënda në Burrel, Sami Neli. Shpërthimi i fuqishëm ka qenë rreth 5 metra larg godinës ku banon Neli dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për ngjarjen dhe zbulimin e autorëve. Pista e parë ku po hetohet është ajo e konflikteve për shkak të detyrës. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesën e Nelit dhe të fqinjëve të tij. Në momentin e shpërthimit të gjithë anëtarët e familjes Neli ishin në banesë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit