Transmetuar më 07-04-2012, 09:39

Elbasan, 7 prill 2012, NOA – Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur dje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Luleve”. Viktimë ka mbetur Hava Koleci, 63 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ajo është përplasur nga një mjeti tip Benz, me targa EL 25 94 C, i cili drejtohej nga 23-vjeçari shtetasi Ardian Cerriku.

Përplasja ka qenë fatale për 63-vjeçaren dhe ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit