
Të dhënat po ngarkohen...

Fushë Arrëz, 7 prill 2012, NOA – Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë mëngjesit të sotëm në derën e një apartamenti në Fushë Arrëz. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Leonard Dodës.
Shpërthimi ka shkatërruar derë e banesës si dhe xhamat, raporton Agjencia e Lajmeve noa.al. Ndërkohë nuk ka pasur viktima. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Është marrë dëshmia e pronarit të banesës dhe po hetohet për konfliktet e mundshme të tij.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
