

Djemtë dalin në fushën e lojravë dhe vazhdojnë që të merren me provën javore, ndërsa vajzat dhe Liami shkojnë në dhomën e gjumit. Liami është i acaruar nga debati që ai pati me Edin dhe thotë se Edi po tregon racizëm kundrejt tij.
Liami u tregon vajzave se disa herë ndërsa ka debatuar me Edin, ai i ka thënë se Liami ia ka gjithçka me hile, me tendencë dhe kjo është karakteristikë e çamëve. Liami për këtë thotë se Edi e ofendon shpesh nga origjina, ndërsa Edi është justifikuar duke thënë se një gjë të tillë e thonë të gjithë shqiptarët, ashtu sikurse thonë se gjirokastritet janë koprracë.
Liami thotë se Edi po e gjykon nga ana e origjinës dhe sipas tij ky është racizëm dhe ka për të zgjuar reagimin e shumë çamëve. Liami thotë “mezi pres të vijë e shtuna dhe ta shohi Edi se si kanë për të reaguar shqiptarët për këtë”, citon TCH.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
Gladiola i thotë se ky është një paragjykim, sigurisht i gabuar, por nuk është racizëm, ndërsa Françeska i jep të drejtë Liamit. Liami vazhdon të përsërisë disa shprehje ofenduese kundrejt Edit dhe vajzat komentojnë duke thënë se shprehjet e Edit janë të gabuara. Të gjitha, bashkë me Liamin në këtë pikë e quajnë Edin si njeri të paedukatë dhe sjelljen e tij jo të hijshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





