Transmetuar më 07-04-2012, 01:04

Në Stamboll u zhvillua ceremonia e ndarjes së "Çmimit të Komunikimit Burç"

Kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ju dha çmimi për personalitetin shtetëror me komunikimin më të mirë me popullin.

Në mungesë të kryeministrit Erdoan, çmimin e pranoi deputeti i Ankarasë, Jallçën Akdoan (Yalçın Akdoğan).

Ministri i Bujqësisë dhe Blegtorisë, Mehdi Eker mori "Çmimin për Përgjegjësinë Sociale të Vitit" kurse Ministri i Arsimit Kombëtar Omer Dinçer (Ömer Dinçer) mori "Çmimin e Nderit për Shërbimet në Arsim".

Kanali televiziv i Radio Televizionit Turk, TRT Haber mori "Çmimin e Kanalit më të Mirë të Lajmeve". Çmimin në mungesë të Koordinatorit  Ahmet Boken, e mori Zonja Merjem Ozkurt.

Ndër fituesit e Çmimeve të Komunikimit Burç, që këtë vit zhvillohet për të nëntën herë, kishte gazetarë, artistë dhe anëtarë të televizionit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit