

Qindra protestues kanë dalë në rrugë pas lutjes së të premtes duke djegur flamuj amerikanë dhe duke dënuar hapin e Uashingtonit për dhënien e 10 milionë dollarëve si shpërblim për kokën e liderit militant pakistanez.
Tubimet në Islamabad, Ravalpindi, Multan dhe Muzafarabad janë organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e Pakistanit, një aleancë kjo e krahut të djathtë të grupeve religjioze dhe ekstremiste.
Protestuesit kanë brohoritur parulla kundër SHBA-së dhe kanë kërkuar luftë të shenjtë. Shpërblimi për informacionet që do të çonin në arrestimin dhe dënimin e Hafiz Mohamed Saedit është bërë publik të hënën.
Themeluesi i grupit militant të Pakistanit Lashkar-e-Taiba dyshohet se qëndron pas një numri sulmesh terroriste, si ai vitit 2008 në Mumbai të Indisë, që pat lënë të vrarë më shumë se 160 persona.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





