Transmetuar më 06-04-2012, 20:41

Ankara 6 prill 2012, NOA- Në kuadër të vizitës së tij në Turqi, Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë në forumin e parë turko-shqiptar të biznesit e ekonomisë, i organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë e Bursave të Turqisë, ku ftoi gjithë investiturqët turq të investojnë në vendin tonë.

Sipas tij, klima bashkëpunuese që ka ekzistuar mes dy vendeve ka bërë që marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë të rriten me 9 herë nga viti 2005 deri në vitin 2011.

“Investimet turke të rriten me 9 herë, shkëmbimet tregtare të rriten me disa herë. Turqia sot është një vend që vrapon në rrafshin ekonomik, një vend me rritje të fuqishme ekonomike, një vend frymëzues për investitorët nga mbarë bota, një vend që kalon më lehtë se çdo vend tjetër pasojat e krizës më të rëndë financiare që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar. Shqipëria është një vend i vogël në hartën  e Ballkanit dhe të Evropës, por ekonomia e saj pikërisht në këtë periudhë stuhish të rënda financiare ka trefishuar nga viti 2006 deri në 2001, eksportet e saj, ka dyfishuar eksportet nga 2009 deri në vitin 2011. Pikërisht në këtë periudhë Shqipëria ka patur një rritje të investime ve të huaja me 3,2 herë, ato turke me 9 herë. Shqipëria ka bërë përpjekje serioze për të krijuar një klimë sa më miqësore për biznesin dhe sot biznesi turk është fuqishëm i pranishëm në të gjithë sektorët  e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, në arsim,sh ëndetësi, telekomunikacion, metalurgji dhe ne çdo fushë tjetër”, u shpreh Berisha, raporton noa.al.

Në këtë linjë, Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke cituar shkrimtarin shqiptar Faik Konica i cili shkroi në fundin shek.19 një libër në të cilin do të thoshte “Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”.

“Unë mund ju garantoj ju se Shqipëria është  diamanti i vërtetë i Evropës Juglindore që ju fton ju së bashku ta shkëlqejmë. Ta shkëlqejmë gjithnjë e më shumë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit