Transmetuar më 07-04-2012, 05:53

Paris, 7 Prill 2012, NOA – “Kaka? Sigurisht që do të më pëlqente ta kisha në skuadër. Në rast se Reali do të vendoste ta nxirrte në shitje atëherë ne do të ishim prezent”, – ka deklaruar tekniku i skuadrës së Paris Saint-Germain Carlo Ançeloti.

Trajneri italian edhe një herë tjetër nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pasur në organikën e ekipit mesfushorin brazilian të talentuar.

Kujtojmë se në kohët e Milanit të dy së bashku kanë fituar të gjithë trofetë e mundshme.

“Nuk mendoj se Reali do ta lërë të lirë. Vështirë se Rikardo Kaka të lëvizë nga Madridi, e megjithatë si me të ashtu dhe pa të, sërish kualiteti në skuadër nuk mungon. Madje ambiciet dhe motivimi ekzistojnë për të qenë kampion të Francës që në këtë sezon”, – përfundon Ançeloti.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit