

Në Facebook sonte ofrohet një shërbim tepër i këndshëm për të gjithë fansat e muzikës elektronike.
Faktikisht duke nisur nga minutatat para mesnatës duke hyrë e Shtuna, të gjithë mund të ndjekin drejtpërdrejtë në streaming në adresën: http://www.facebook.com/DavidGuetta ekskluzivisht performancën e një nga DJ më të famshëm të momentit David Guetta.
Festa zhvillohet në Palais Omnisport në Paris. Filmimi i saj bëhet i mundur për t’u transmetuar dhe shikuar drejtpërdrejt në mbarë botën dhe ndër të tjera mund të shihet nga 31 milionë fansat në Facebook të Guettas dhe nga më shumë se 4 milionë ndjekësit e tij në Twitter.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





