Transmetuar më 06-04-2012, 17:50

Prizren, 6 prill 2012, NOA- Tre ish-zyrtarë të Bankës Kreditore, filiali Prizren janë vënë në prangat e policisë së këtij qyteti për shpërdorim detyre dhe përvetësim të 187 mijë eurove.

Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, pas hetimeve disa mujore, gjatë ditës së sotme  nën autorizimin e Prokurorisë Publike të Prishtinës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve  Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë arrestimin e tre personave ish zyrtarë të Bankës.

Të dyshuarit janë arrestuar me dyshimin e bazuar se gjatë viteve 2005-2006, kanë kryer veprat penale “ hpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Dyshohet se personat e dyshuar sa kanë qenë zyrtar të kësaj banke, kanë përvetësuare një shumë prej 187.000 eurosh, fonde që kanë qenë donacione të dedikuara për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.

Mësohet se të arrestuarit janë : A. D. 41 vjeç; A .K36 vjeç;  H. B. 35 vjeç.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit