

Shumicën e rasteve një i kërkuar gjithmonë përpiqet të qëndrojë sa më larg policisë. E megjithatë jo gjithmonë është i njëjti skenar.
Rome Montiliano ishte identifikuar si autori i një plaçkitje në Chula Vista, në kufi mes Kalifornisë dhe Meksikës, ku arriti të merrte një televizor, një lexues DVD dhe një telefon celular.
Policia ishte vënë në gjurmët e tij, kur në një moment emri i tij u shfaq aty ku mendohej të ishte vendi i fundit në të cilin ai ndodhej.
Faktikisht Montiliano ishte nënshkruar në një test për të qenë pjesë e Akademisë së Policisë në Las Vegas.
Agjentët e identifikuan menjëherë personin në fjalë, duke konfirmuar identitetin dhe autorin e vjedhjes.
Fillimisht policët dyshuan se ai e kishte kuptuar veprimin jo të zgjuar që kishte bërë, pasi ditën e testit ai i telefonoi duke u thënë se do të vonohej.
Megjithatë Montiliano sërish doli jashtë parashikimeve të autoriteteve pasi ai u paraqit me vonesë ashtu siç u rrëfeu.
Agjentët të habitur nga situata i kërkuan atij të dilte nga salla e provimit duke e shoqëruar në zyrë para se ta arrestonin.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





