Transmetuar më 06-04-2012, 15:05

Kujdes! Pamje të rënda, të papërshtatshme për publik joadult

Është 18 vjeçe dhe është përballur me ngjarjen më të tmerrshme të jetës së saj. Quhet Oksana Makar dhe është nga Ukraina. Momentalisht gjendet në një spital ku në videon e mëposhtme, shikoni dhe si është katandisur dhe sa e shokuar është për atë që i ka ndodhur rreth dy javë më parë.

Ishin dy djem, njëri 21 dhe tjetri 23 vjeç, të cilët e futën vajzën e pambrojtur në një shtëpi, e përdhunuan në grup por nuk u mjaftuan me kaq. E hodhën në një gropë me ujë duke dashur ta mbysin por ndërruan menjëherë plan. Aty për aty e vendosën: E lyen me benzinë dhe i vunë zjarrin.

Teksa e shikonin që ishte përfshirë nga flakët, ia plasën një të qeshure, morën makinën dhe u larguan.

Vajza nën klithma, arriti të mbijetonte. Ajo u dërgua në spital, ku në repartin e djegieve, mjekët konstatuan djegin ë masën 55 për qind të trupit të 18-vjeçares. Mjekët u detyruan ti presin njërën dorë (të djathtën) dhe të dy këmbët nga gjuri e poshtë.

Teksa qëndron në spital dhe dergjet në atë gjendje, nuk ka forca të flasë shumë. Por ende nuk arrin ta besojë si është katandisur, ndonëse vetëm 18 vjeçe.

Kujton faktin se dy kriminelët bastardë që e dhunuan, qelbeshin era alkool. Kurse teksa lëngon, qan duke thënë: “Më shkatërruan jetën përgjithmonë”.

Tetyana Surovitska, është nëna e Oksanës. Ajo qëndron gjithë kohën me të bijën, në spital.

Ajo i drejtohet të bijës: “të lutem thuaj dy fjalë, se çfarë duhet t’u bëjnë atyre maskarenjve”.

Oksana arrin të shprehet: “Tredhini, vritini dhe hidhuani qenve t’i hanë. Ose mbajini në burg që të gjejnë belanë atje. Nuk di çfarë të them. Nuk dua të them asgjë tjetër”.

Lidhur me ngjarjen, policia thotë se autorët janë Maxim Prisyjnikov, 23 vjeç dhe Artyon Pogysan, 21 vjeç. Që të dy janë djem ish ushtarakësh të lartë ukrainas.

Sipas hetimit, dy djemtë e kishin ftuar Oksanën në shtëpinë e një shoku të tyre, për të pirë ndonjë gotë. Por atje kishin pirë shumë duke dalë jashtë kontrollit. E kishin përdhunuar dhe më tej lyer me benzinë duke i vënë flakën. Tre persona u arrestuan lidhur me këtë krim, dy të sipërpërmendurit dhe i treti që kishte shtëpinë, por momentalisht vetëm njëri mbahet nën arrest me burg. r.b/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit