Transmetuar më 06-04-2012, 11:04

Tiranë, 6 prill 2012, NOA- Një sherr mes dy të rinjve është kthyer në një konflikt me armë të ftohta. Pas zënkës së dy 18-vjeçarve, babai i njërit prej tyre ka marrë thikën dhe ka qëlluar disa herë kundërshtarin e djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur dje në Tiranë në afërsi të ish-kombinatit “Misto Mame” dhe autori i saj është Feta Adem Vrapi, 48 vjeç, banues në Tiranë. Vrapi ka qëlluar me thikë disa herë 18 vjeçarin Alfons Sami Gojda, duke i shkaktuar atij plagë serioze. Ngjarja ka ndodhur pas sherri të Gojdës me djalin e Vrapit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 48-vjeçarin. Ndërkohë i riu i plagosur është dërguar në spital dhe ka marrë ndihëm e parë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit