Transmetuar më 06-04-2012, 10:16

Disa nga banorët dalin në kopsht dhe fillojnë që të diskutojnë me njëri-tjetrin për qëndrimin e tyre në shtëpi dhe për strategjinë e lojës që janë duke bërë banorët. Graciano dhe Edgari mendon se të gjithë janë duke dalë nga vetja, për t’u dukur ndryshe në sy të publikut, ndërsa Gerta thotë se nuk është aq e aftë sa të dalë nga vetja dhe të mos stonojë në sy të publikut.

Erioni dhe Limi janë duke diskutuar me njëri-tjetrin për dokumentarë të ndryshëm që kanë parë në lidhje me kafshët dhe natyrën, transmeton TCH.

Gerta dhe Arbri diskutojnë me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit lidhur me mendimin që ka krijuar Ermali për Gertën. Gerta thotë se e ka parim të sajin që nuk mund të lidhet me dikë në shtëpinë e Big Brother e as të mundohet të dalë nga vetja për të zgjatur qëndrimin e saj në shtëpinë e Big Brother. “Vepro si të ndihesh ti më mirë”, i thotë Arbri.

Më pas ata dalin jashtë dhe Gerta i thotë Arbrit se nuk i pëlqen Françeska dhe as mënyra se si ajo flet. Ajo thotë se Françeska i flet me kunja dhe ajo nuk e suporton dot këtë gjë. Arbri i kërkon që ajo ta mbyllë këtë temë bisede, pasi për të është e palogjikshme. “Nuk janë të gjithë njësoj”, i thotë Arbri, ndërsa në atë moment jashtë del Françeska dhe Grandiola e banorët detyrohen që të ndërpresin bisedën.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit