Transmetuar më 06-04-2012, 10:04

Përmet, 6 prill 2012, NOA – Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë grabitur transformatorin e një kabine elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinokash në rrethin e Përmetit dhe në pranga kanë rënë; Afrim Mahmuti, 22 vjeç dhe Diellor Mahmuti, 25 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Ballaban – Përmet.

Policia ka arritur të sekuestrojë bobinat e grabitura të transformatorit si dhe një një armë  zjarri automatike, pushkë automatike. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:30. Ndërkohë që grabitja është bërë në gjatë orëve të para të mëngjesit.

Dy vëllezërit kanë marrë bobinat e transformatorit për t’i shitur më pas. Pas njoftimit të policisë, kanë nisur hetimet dhe pyetja e banorëve të zonës. Të dhënat i kanë çuar forcat e policisë në banesën e dy vëllezërve, ku pas kontrollit janë gjetur bobinat dhe arma e zjarrit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit