



Diskutimi midis Ermalit dhe Gertës vazhdon për minuta të tëra lidhur me veshjen, jetën dhe karakterin e saj. Ermali nuk ka gjetur përgjigje për shumë pyetje që i ka bërë dhe kjo gjë e ka bërë që ta zgjatë diskutimin gjatë. Pasi marrin pjesë edhe banorët e tjerë në diskutim lidhur me mendimin që kanë për mënyrën se si ajo vishet, Gerta i thotë Ermalit, duke ia përsëritur” Ti je mashkull tipik shqiptar”. Asaj nuk i pëlqen mënyra se si ai logjikon lidhur me mënyrën se si ajo vishet. Ermalit i duket e ekzagjeruar veshja e Gertës dhe fakti që ajo rri gjatë gjithë kohës me taka. “Ajo gjithë suksesin e ka te veshja”, shprehet Graciano. “Ti ke inat se unë nuk njoh një mashkull në pab”, thotë Gerta, duke dëgjuar komentet e Ermalit, transmeton TCH.
Edgari diskuton me Gentën lidhur me debatin krijuar mes banorëve. Edgari mendon se Ermali duhet që ta çoj patjetër një bisedë deri në fund, por ai nuk kuptohet se çfarë është duke thënë, pasi nuk janë duke folur qetësisht, sipas Edgarit. Genta ndihet mirë që nuk është e pranishme mes tyre. “Unë as nuk dua që të marr pjesë në të tilla diskutime”, shprehet Edgari.
Pas debatit, ku në qendër ka qenë Gerta, banorët fillojnë që të japin opinione lidhur me të, duke shfaqur mendimin që kanë dhënë edhe gjatë diskutimit.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





