

Parma, 5 prill 2012, NOA- Kur rihapën kutinë në vend të byzylykëve, orëve dhe parave ata gjetën një grusht me gurë.
“Syri i keq” i kushtoi rëndë një shqiptari 23 vjeçar dhe një romuni që teksa rrinin në një bar në Parma të Italisë, u vunë në shënjestrën e dy ciganeve të cilat realizuan një mashtrim të vërtetë.
Pasi refuzuan leximin e dorës, gratë cigane përdorën dhuntinë tjetër për ti tërhequr, u propozuan djemve një hajmali kundër syrit të keq.
Kështu dy shokët pranuan duke u dhënë gjithë gjërat e florinjta që kishin me vete si varëse, byzylykë e unaza madje dhe një shumë të hollash.
Siç informon noa.al, më pas ciganet i rekomanduan djemtë që të mos e hapnin kutinë në të cilën futën eurot dhe florinjtë deri ditën e nesërme.
Një orë më vonë, të mbushur me dyshime ata hapën kutinë, por në vend te gjërave të tyre të shtrenjta gjetën një grumbull gurësh.
Por për dy djemtë duket se zbulimi erdhi tepër vonë, pasi nuk dihet se si gratë e kishin marrë me vete floririn dhe paratë teksa kishin ikur.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





