Transmetuar më 05-04-2012, 18:24

Tiranë, 5 prill 2012, NOA- Pak çaste më parë ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku kreu i këshilltarëve socialist Aldrin Dalipi u shpreh se bashkia ka rritur taksat dhe në këtë mënyrë i shtyn bizneset drejt falimentimit, ndërsa më tej shtoi se është rritur edhe taksa e gjelbërimit.

Në këtë kuadër Dalipi në emër të socialistëve bëri një kërkesë zyrtare për një mbledhje jashtë radhe me kryebashkiakun Basha për këtë problem.

Siç informon noa.al, kryetari i këshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti theksoi se nëse këshilltarët socialistë kanë nevojë për përcaktimin e ndryshimeve rregullore le të bëhet propozimi.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se vëmendje kryesore do të merret kujdesi për personat në pamundësi dhe vështirësi financiare.

“Shqyrtimi i kërkesave për kredi të buta për strehim kanë marrë vëmendje të veçantë, ne kemi përfshirë për herë të parë kategori të personave në nevojë të cilët janë përfshirë edhe në vendimmarrje ku është përfshirë edhe zëri i këtyre kategorive. 409 kredi të buta për strehim janë parashikuar për 409 familje të kryeqytetit të cilat përbëjnë shtresat në nevojë dhe për dhënien e tyre do merret vendim”, u shpreh Basha.

Lidhur me përfundimin e procedurave të legalizimit të banesave ai tha se 74 familje kanë ende problem por falë lehtësirave të bashkisë ata do bëhen pronarë të banesave ku kanë jetuar prej kohësh.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit