

Prishtinë, 05 prill 2012, NOA- Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Kosovës nën akuzën për grabitje të armatosur.
Burime zyrtare nga policia e Prishtinës thanë për noa.al, se në rrugën “Bill Klinton” në në një kazino, nga dy persona të dyshuar janë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dy telefona celular si dhe një kompjuter.
Pas denoncimit të bërë, nga ana e policisë pas verifikimeve të bëra rezultoi se i njëjti person ka kryer grabitjen në bashkëpunim me dy personat e dyshuar, të cilët policia ka arritur ti identifikoj dhe ndalojë.
Mësohet se të dyshuarit e kësaj ngjarje janë 24 vjeçari B. Halimi, 26 vjeçari M. Uka, dhe 26 vjecari N. Curri.
Tre të ndaluarit u dërguan në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan 1 revole Ekol Special, 1 karikator me 5 fishek kalibri 7.65mm, 1070 euro, dy telefona celularë si dhe një kompjuter.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





