

Tiranë, 5 prill 2012, NOA- Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e malit të Dajtit.
Ende policia nuk ka bërë të ditur emrin e personit që ka humbur jetën. Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Ilir Gjoni dhe Blerim Dajti. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe kjo ka bërë që makina të bjerë në greminë nga një lartësi e madhe.
Terreni i vështirë ka bërë që të kërkohet dhe ndërhyrja e forcave “RENEA” për të nxjerrë të aksidentuarit nga makina që kishte përfunduar disa metra poshtë rrugës. Të aksidentuarit punonin në një lokal në Dajt.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





