

Nju Jork, 5 prill 2012, NOA – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që të ndalojë ekzekutimet.
Ban tha se “është i shqetësuar nga vazhdimi dhe ekzutimi në rritje i dënimeve me vdekje”. Në rapotin e Banit, thuhet se në mes të janarit dhe nëntorit të vitit 2011 janë ekzekutuar 68 persona, por vetëm në periudhën nga dhejtori i 2001, deri në shkurt të 2012, janë ekzekutuar 80 persona të dënuar me vdekje.
Në raport thuhet se të ekzekutuarit ishin dënuar në bazë të ligjeve kundër terrorizmit. “Prandaj, u kërkoj, autoriteteve të Irakut që të vendosin një moratorium për zbatimin e dënimit me vdekje”, ka thënë Ban.
noa.al/RFE
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





