

Prishtinë, 4 prill 2012, NOA- Në incident është regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë sulmuar me gurë makinat e një delegacioni të Serbisë, i cili ishte nën përcjelljen e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës .
Burime zyrtare nga policia e Prishtinës, thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se si pasojë e gjuajtjes me gurë nga personat e dyshuar, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz.
Mësohet se efektivët e policisë së ndërhyrë menjëherë për ta parandaluar incidentin dhe kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast.
Kalvari i delegacionit të Serbisë së bashku me veturat e tyre, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës është shoqëruar për në Stacionin Policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.
Gjatë qëndrimit në stacionin policor zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë, ndërsa më tej janë nisur drejt delegacionit tyë tyre.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





