Transmetuar më 04-04-2012, 23:32

Nju Jork, 4 Prill 2012, NOA – Gati për t’u prezantuar në Sallonin e Nju Jork 2012 makina e re BMW X1. Bëhet fjalë për një makinë që është e destinuar të lançohet në tregun e Amerikës Veriore, por në një farë mënyrë e paraprin dhe gamën për versionin evropian.

Nga fotografitë e para që janë lançuar mund të themi se BMW ka shfaqur një stil të ri dizenjimi, me një shkurtim anësor.

Për sa i përket anës motorike, versioni X1 do të ofrohet me dy TwinPower Turbo që do të kenë një transmision automatik: katër cilindra (Me sistem Start/Stop) motor 2,0 litrash me 245 CV të Xdrive 28i dhe me gjashtë cilindra, 2,0 litra dhe 306 CV të XDrive 35i.

Në Evropë mund të futet në listë motori i ri 2.0 turbodiesel prej 184 CV dhe 380 Nm në çift.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit