

Në reklamat e saj të reja, kompania e komunikimit në internet Skype, dëshiron t’ju bëjë të besoni se shërbimi që ajo afron është e vetmja mënyrë njerëzore e vërtetë për të komunikuar, ndryshe nga Facebook dhe Twitter.
Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, njerëzimi është duke u ndryshuar pikërisht nga teknologjia.
Dhe se ajo që deri dje mund të dukej si sjellje normale, tani pa iu referuar internetit apo celularit, duket mëse e vjetëruar.
Në këtë mënyrë, Skype ka krijuar një fushatë të re, duke pohuar se përdorimi i Facebook dhe Twitter, përfaqëson në vetvete një aktivitet çnjerëzor.
Pra, Skype po kandidon me reklama të tilla ku për shembull lexohet slogani: "Njerëzit janë bërë për t’u parë, dëgjuar dhe ndjerë".
Në këtë këndvështrim, Skype i qëndron idesë së saj se Twitter dhe Facebook, po degradojnë njerëzimin.
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





