Transmetuar më 04-04-2012, 19:44

Një grua e moshuar në Itali ka kryer vetëvrasje në shenjë pakënaqësie dhe dëshpërimi, menjëherë sapo mësoi se i ishte ulur pensioni mujor. Ajo u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes ora 10.00 në Gela (Caltanissetta) lokalitet i Siçilisë, raporton korrespondenti i noa.al.

Faktin e konfirmoi Bruno C., djali i vogël i 4 fëmijëve të të ndjerës N.C., 78-vjeçare, i cili tregoi: “Ime më mori vesh dje nga ne fëmijët, se pensioni i saj nuk ishte më 800 euro por ishte bërë 600 euro në muaj. Dhe ky lajm e shokoi vërtet shumë. Por nuk mendova kurrë se do të flijohej kështu”.

Sakaq, INPS, instituti italian i pensioneve konfirmoi se të ndjerës ashtu dhe si shumë të tjerëve i ishte ulur 25 për qind pensioni mujor. e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit