Transmetuar më 04-04-2012, 18:43

Los Angelos, 4 prill 2012, NOA- Jennifer Aniston gjatë një interviste për revistën InStyle pranon se është e fiksuar pas fytyrës dhe se nëse nuk do ishte bërë aktore do ishte bërë një dermatologe e shkëlqyer.

“Informohem për të gjitha produktet kozmetike edhe për lazerin i cili ndihmon në korrigjimin e defekteve. Hyj në internet dhe lexoj për këto operacione, unë e quaj fiksimin tim “porno lazer”, pasi i shikoj këto ndërhyrje aq sa meshkujt filmat porno”, shprehet Aniston, citon noa.al.

Më tej ajo bën me dije se ka shpenzuar në një vit 90 mijë dollarë për kujdesjen e bukurisë dhe duket se kujdesi i treguar prej saj ka dhënë rezultat, pasi Jennifer është cilësuar si gruaja më e “ngrohtë” e të gjitha kohërave nga revista Men’s Health.

Në vijim ajo shton se, “Kur mu komunikua se isha përzgjedhur si gruaja më e ngrohtë, isha në kushte të këqija, flokë të ngjitur pasi po i bëja trajtim fytyrës dhe flokut”.

Aktorja 43 vjeçare e cila është e lidhur me Justin Theroux nuk e ndien peshën e viteve, “Nuk e ndiej moshën time, ndihem çdo ditë dhe më e re. Ndihem seksi edhe me xhins kur i dashur im vesh T-shirt”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit