Transmetuar më 04-04-2012, 14:45

Është gjetur i vdekur në rrethana që për momentin mbeten të paqarta, bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, raporton noa.al

Richard Descoing, u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Descoing ishte drejtor i Institutit francez të Shkencave Politike. Autoritetet policore thanë se për momentin nuk ka dyshime për një krim mbi të ndjerin.

“Nuk kemi aktualisht asnjë provë që të flasë për vrasje”, – u shpreh drejtori i policisë në Nju Jork, Pol Braun. Gjithsesi ai pohoi se po bëhen hetime intensive për të sqaruar rrethanat e vdekjes dhe shkaqet e saj.

Descoing u gjet i zhveshur plotësisht, i vdekur nga një anëtar i personelit të hotelit, në orën 01.00 të mëngjesit.

I ndjeri, njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit francez, Nicolas Sarkozy.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit